Del FOTO, kjo është 35-vjeçarja, nënë e tre fëmijëve, që humbi jetën në aksident

4 September 2023, 08:45Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Del FOTO, kjo është 35-vjeçarja, nënë e tre
Adriana Prendi

Kjo është 35-vjeçarja e cila humbi jetën në aksidentin tragjik në aksin rrugor Krane-Qafë Botë mëngjesin e sotëm.

Nëna e tre fëmijëve, Adriana Prendi kishte martuar vëllain dhe po kthehej drejt Greqisë, ku edhe jetonte me familjen, por aksidenti rezultoi fatal për të.

Të plagosur në aksident mbetën edhe bashkëshorti i saj, Gëzim Prendi, i cili drejtonte mjetin dhe një pasagjer, 37-vjeçar Emanuel Gera, që ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas uniformave blu, aksidenti ndodhi rreth orës 05:50 në dalje të Konispolit.

Mësohet se 43-vjeçari Gëzim Prendi, ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga.

 


Video