Dalin fotot, viktima e aksidentit në Kavajë nënë e një fëmije të vogël

10 March 2023, 16:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dalin fotot, viktima e aksidentit në Kavajë nënë e një
Rovena Cara

24 orëshi i fundit ka qenë dramatik në Shqipëri sa iu përket aksidenteve rrugore, duke iu marrë jetën 5 qytetarëve.

Një prej viktima është dhe 30-vjeçarja Rovena Cara, e cila u aksidentua paraditen e sotme në fshatin Rrakull të Kavajës. Ajo ka qenë duke udhëtuar me automjetin tip “Golf” me targa “AA 045 SJ”, në momentin kur humbi drejtimin e tij dhe përfundoi në kanal. Fatkeqësisht ajo ndërroi jetë në vend.

Mësohet se 30-vjeçarja ishte e martuar dhe kishte një fëmijë të vogël.

“Më datë 10.03.2023, në vendin e quajtur Përroi i Rikaj, Kavajë, shtetasja R. C., 30 vjeçe, duke drejtuar automjetin e saj, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit 30-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje“, njofton policia.



Video