COD “vibron” Kryeministrinë

3 May 2024, 11:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
COD “vibron” Kryeministrinë
COD “vibron” Kryeministrinë

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) dhe Creative Mornings Tirana (CMT) organizuan aktivitetin me temën “Vibrant”, në ambientet e Kryeministrisë.

“Vibrant” u drejtua nga gazetarja me përvojë, publiciste dhe stratege e komunikimit me mbi 25 vjet përvojë në këtë fushë, Arlinda Çausholli.

“Puls, energji, kumbues, prekës, dridhës janë pesë fjalët që kuptojmë me vibrant”, u shpreh Çausholli në nisje të fjalës së saj.

Ndër të tjera gazetarja ndau eksperiencën e saj në fushën e medias, duke sjellë momente vibrante të karrierës.

"Creativ Mornings" është një seri leksionesh që bashkon çdo muaj komunitetin krijues të qytetit për të dëgjuar një prezantim të posaçëm nga një folës/mentor i përzgjedhur.

Tena bashkëkohore “Vibrant” do të zhvillohet këtë muaj në 240 qytete të botës.


Video