Bllokohet sërish sot aksi rrugor Kakavijë - Janinë

17 December 2025, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokohet sërish sot aksi rrugor Kakavijë - Janinë

Policia Kufitare në Kakavijë është njoftuar nga Policia Kufitare Greke se ditën e sotme, nga ora 19:00 deri në orën 22:00, me orën greke, aksi rrugor Kakavijë-Janinë, në kryqëzimin e fshatit Kallpaq, do të jetë i bllokuar për shkak të protestës që do të zhvillojnë fermerët.

Do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që do të kenë emergjenca shëndetësore.

Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe sugjeron planifikimin e udhëtimeve me automjete, në orare të tjera të ditës


Video