Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Sërish protestë në aksin Thumanë-Kashar. Banorët e Krujës dhe Fushë Krujës po protestojnë edhe sot pasi rruga e re nuk është e aksesueshme prej tyre, ndaj kërkojnë hyrje dhe dalje të re për shtëpitë dhe bizneset e tyre.
Kërkesa thelbësore e qytetarëve ëshë hapja e një rruge dytësore.
“Na hapni rrugë dytësore, po na dëmtoni fëmijët. Nuk kemi mundësi të hapim dyert e shtëpisë nga pluhuri i kamionëve që kalojnë”, ka thënë një protestues.
Qytetarët mes brohoritjeve janë përplasur me forcat e policisë për të hapur rrugën.
Në këtë protestë i pranishëm është edhe Adriatik Lapaj, kreu i Lëvizjes ‘Shqipëria bëhet’.