Bllokohet për dy ditë qarkullimi në rrugën e Arbrit, do shtrohet me asfalt

28 September 2023, 17:46Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Bllokohet për dy ditë qarkullimi në rrugën e Arbrit, do

Rruga nga Tirana drejt Peshkopisë do të qëndrojë e bllokuar për dy ditë duke filluar nga nesër.

ARRSH bën me dije se nga ora 9 e mëngjesit deri në 2 të drekës, aksi nga “Fundjavë Ndryshe” te “Shkalla e Tujanit” do të shtrohet me asfalt.

Shoferëve u sugjerohet të shmangin qarkullimin në këtë segment.

Njoftimi:

Në kuadër të vazhdimit të punës me shtrimin e shtresave asfaltike në segmentin rrugor nga “Fundjavë Ndryshe” deri në “Shkallën e Tujanit” lajmërojmë të gjithë qytetarët që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Peshkopisë dhe anasjelltas, se:

Në datën 29.09.2023 dhe në 30.09.2023 nga ora 09:00-14:00 do të ndalohet qarkullimi i mjeteve.

Kërkojmë mirëkuptimin e përdoruesve të mjeteve dhe të banorëve për të marrë masat e nevojshme për të evituar qarkullimin në këtë segment të Rrugës së Arbrit, përgjatë këtyre intervaleve kohore


Video