Blendi Gonxhe u emërua ministër, ja kush e zëvendëson tek DPSHTRR

22 January 2024, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Blendi Gonxhe u emërua ministër, ja kush e zëvendëson tek
Blendi Gonxhe

Ilir Mëngra, ish-kreu i drejtorisë rajonale të Transportit Rrugor në Tiranë është emëruar në krye të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).

Ai ka zëvendësuar kështu Blendi Gonxhen, i cili tashmë është emëruar ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Ndërsa Afrim Tole emërohet në krye të drejtorisë rajonale të DPSHTRR në Tiranë. Ai zëvendëson në këtë post Ilir Mëngrën.


Video