Bie nga kati i dytë i pallatit, vdes një person në Durrës

15 May 2023, 16:37Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bie nga kati i dytë i pallatit, vdes një person në Durrës
Foto ilustruese

Një i moshuar ka humbur jetën tragjikisht këtë të hënë në lagjen nr. 14 të Durrësit.

Viktima është shtetasi R. M., 80 vjeç, ku sipas autoriteteve policore ka dyshime që i moshuari ka rënë aksidentalisht, nga kati i dytë i pallatit ku banonte.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.


Video