Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kreu i PD, Sali Berisha është ngjitur në podium, po mban fjalën e tij përpara mbështetësve të Partisë Demokratike.
Në momentin që Berisha është ngjitur në podium, protestuesit kanë hedhur kapsolle dhe tymuese drejt Kryeministrisë.
Kapsollet ranë mbi kordonin e policisë, që po mbron godinën e Kryeministrisë.
Si pasojë, tre efektivë janë lënduar.
Njëri efektiv është dëmtuar në sy, njëri në dorë, ndërsa tjetri në qafe.
Të tre efektivët po marrin ndihmën mjekësore në spital.