Beqaj në SPAK, pritet të nisë gjyqi paraprak për dosjen e Sterilizimit

18 April 2024, 09:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Beqaj në SPAK, pritet të nisë gjyqi paraprak për dosjen e
Beqaj në SPAK

Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka mbërritur në SPAK për seancën e radhës për dosjen e Sterilizimit.

Ish-ministri i shëndetësisë është zyrtarisht i pandehur për dosjen e koncesionit të sterilizimit, ndërsa më 18 mars iu komunikua edhe akuza shpërdorim detyre e kryer në bashkëpunim.

Për sterilizimin janë marrë të pandehur edhe 8 të tjerë, mes tyre ish-zv-ministri Klodian Rrjepaj dhe përfituesi i Koncesionit Ilir Rrapaj të dy në pranga që prej gushtit të vitit të kaluar.

Në gjykim do të shkojnë edhe 6 ish-zyrtarë të Ministrisë së Shëndetësisë të cilët kanë qenë anëtarë të Komisionit të koncesionit të sterilizimit.


Video