Bardhi ashpërson gjuhën ndaj SPAK-ut për Ballukun: Mos të presë Ramën sa të zgjidhë hallet politike

19 September 2026, 19:59Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Bardhi ashpërson gjuhën ndaj SPAK-ut për Ballukun: Mos të
Bardhi dhe Balluku

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka ashpërsuar kritikat ndaj SPAK lidhur me hetimet për Belinda Ballukun. Bardhi thotë se organet e akuzës nuk kanë dërguar ende në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të ish-zëvendëskryeministres.

Ai theksoi se vendosja e sekuestros mbi pasuritë duhet të shoqërohet me veprime të mëtejshme procedurale.

Në një reagim në rrjetet sociale, Bardhi e ka cilësuar situatën si “një lajm të keq”, duke deklaruar se, sipas tij, “ka humbur SPAK-u”.

“Dikush t’i kujtojë se ende nuk ka sjellë në Parlament kërkesën për heqjen e imunitetit për arrestimin e Belinda Ballukut, edhe pse vetë ka njoftuar sekuestrimin e një vile të dytë të fshehur dhe akuzat e reja për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie”, shkruan Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së kritikon Prokurorinë e Posaçme për mënyrën se si po vepron lidhur me çështjen.

“Dikush t’i kujtojë edhe se detyra e SPAK është të zbatojë ligjin, jo të presë Edi Ramën sa të zgjidhë hallet e mëdha politike”, shprehet Bardhi.

 

 


Video