Avokati: Komunikimet në SKY ECC nuk përbëjnë PROVË

10 May 2024, 14:16Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Avokati: Komunikimet në SKY ECC nuk përbëjnë PROVË
Fiori Dardhs dhe av.Gentjan Rumano

Komunikimet në aplikacionin SKY ECC nuk mund të merren si provë nga gjykatat. Kështu u shpreh avokati Gentjan Rumano në Breaking me Fiori Dardhën në Top News.

Përgjimet e komunikimeve në SKY ECC, zbardhja e të cilave ka çuar në qeli disa persona, kanë krijuar shumë zhurmë në opinion se do ketë arrestime të tjera.

SPAK disponon miliona faqe mesazhesh ende të pazbardhura, ku thuhet se janë përfshirë emra të njohur të botës së krimit, gjyqësorit, politikës etj.

Megjithatë Gjykata Evropiane e Drejtësisë i ka rrezuar këto komunikime duke konkluduar se nuk mund të merren si provë.

I pyetur për këtë çështje, avokat Rumano thotë:

“Kam një qëndrim të palëkundur përsa i përket kësaj çështje. Sipas meje, të gjitha komunikimet që janë përfituar nga platforma Sky ECC nuk përbëjnë provë dhe as indicie, sepse prova duhet të merret vetëm në formën që e parashikon kodi i procedurës penale.

Këto komunikime, të cilat nuk verifikohet që janë personat që janë akuzuar nga SPAK nuk mundet të përdoren edhe në formën e indicies jo më që të dërgohen edhe në gjykatë.

Pse? Kodi i Procedurës penale e përcakton qartë se cila është mënyra e marrjes së provës dhe krijimit të dyshimit përmes indicieve. Pra parashikon përgjimet e telefonatave ose atë ambiental, për të cilin duhet marrë me një autorizim nga gjykata. Kështu që në këto momente këto janë të pavlefshme.

Nuk na takon neve t’i tregojmë SPAK, cila është forma për t’i ligjëruar këto komunikime, por SPAK të parasë një kërkesë të drejtë në gjykatë, e cila duhet të pranohet përsa i përket komunikimeve. Në çfarë formë janë marrë, kush është burimi i tyre dhe si është arritur në konkluzion? Sepse pavarësisht se ato janë indicie për të arritur në provat e tjera, duhet të paraqiten në fomin e provës.

(...)

Cila është forma që duhet të parashtrojë prokuroria për marrjen e kësaj prove? Nuk ka një formë për marrjen e kësaj prove. Është në kundërshtim me ligjin marrja e saj. Këtu është e gjithë enigma dhe beteja ligjore që ka SPAK  për të mbrojtjen para gjykatës. Nëse nuk kemi një zgjidhej normale për të vërtetuar mënyrën e marrjes së provës, atëherë kjo provë është e pavlefshme, është e papërdorshme para gjykatës. E njëjta gjë ka ndodhur edhe në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë, por edhe në gjykata të tjera në Gjermani, Itali, Holandë, Turqi.

Pikërisht për shkakun procedural të marrjes së provës është bërë fakt që nuk mund të konsiderohet si provë dhe as si indicie. Gjykata ka një sfidë shumë të madhe përpara. Ajo ka treguar qartë se është gjithmonë në favor të prokurorisë përsa i përket kërkesave të saj. E ka ndihmuar edhe pa patur prova të mjaftueshme. Kjo tregon njëanshmëri dhe jo profesionalizëm. Kjo është një sfidë shumë e vështirë dhe duhet t’i bashkohen domosdoshmërish kolegëve evropianë, të cilët i kanë vlerësuar të papërdorshme përgjimet e SKY ECC."


Video