Arrestohet në Tiranë 23-vjeçarja nga Peruja, akuzohet për shfrytëzim prostitucioni

11 December 2024, 10:33Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet në Tiranë 23-vjeçarja nga Peruja, akuzohet për
Foto ilustruese

Një 23-vjeçare nga Peruja, F.G., është arrestuar në Tiranë për llogari të policisë së Elbasanit në kuadër të aksionit “Fee”.

23-vjeçarja akuzohet se në bashkëpunim me persona të tjerë nga vendet e Amerikës Latine, kishin përshtatur për shfrytëzim prostitucioni, ambiente të marra me qira, si dhe duke u promovuar në faqe online ofronin marrëdhënie seksuale kundrejt pagesave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.


Video