Arrestohet 42-vjeçari që plagosi me dy plumba në bark policin në Tiranë

21 September 2023, 20:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestohet 42-vjeçari që plagosi me dy plumba në bark policin
Vendi i ngjajes / Autori Klerent Bozhanaj

Është arritur të arrestohet pas rreth 24 orësh autori i plagosjes me armë zjarri së efektivit të policisë Edlir Alleshi, mbrëmjen e djeshme në zonën e “Porcelanit” në Tiranë.

Policia thotë se në pranga është vënë autori Klered Bozhanaj, i cili e qëlloi me dy plumba në bark policin e “Shqiponjave” teksa tentoi ta ndalonte gjatë një kontrolli.

Efektivi i policisë Alleshi iu nënshtrua dje ndërhyrjes kirurgjikale për heqjen e plumbave, dhe ndodhet në gjendje të stabilizuar.

Njoftimi i Policisë:

Policia vë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri të punonjësit të Policisë mbrëmjen e djeshme.

Në vijim të veprimeve kërkimore të kryera nga strukturat e DVP Tiranë, për kapjen e autorit të ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, shtetasit Klered Bozhanaj, 42 vjeç, i cili ka tentuar të vrasë me armë zjarri punonjësin e Policisë, inspektor E. A., ju informojmë se:

Gjatë kërkimeve intensive të zhvilluara për kapjen e shtetasit Klered Bozhanaj, strukturat e Policisë kanë lokalizuar dhe ndaluar autorin e dyshuar.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit pistoletë, e përdorur gjatë krimit.

Arrestohet 42-vjeçari që plagosi me dy plumba në bark policin
Arma e sekuestruar

Video