Vox News është kthyer jo vetëm në një prej medieve më të besueshme në vend, por edhe jashtë tij.
Mediat e huaja kanë cituar lajmin e VoxNews në lidhje me sekuestrimin e pasurive të polakes Anna Morgenstern, bashkëshortes së gjermanit Stephan Morgenstem, i cili është arrestuar në gusht 2023 në Rinasi, pasi ishte në kërkim nga Koreja e Jugut dhe shtete të tjera nën akuzë për mashtrim.
61-vjeçarit, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, i janë sekuestruar pasuri dhe llogari bankare në shumën totale prej rreth 123 milionë euro, një shifër që sipas pretendimeve të Prokurorisë përfaqëson më pak se një të tretën e totalit të fitimeve të marra në mënyrë të paligjshme nga aktivitetet e tyre mashtruese.
Kjo nuk është hera e parë që VoxNews citohet nga mediat ndërkombëtare.
Pak muaj më parë, Nexta, NewsUkraine dhe IndiaTVNews cituan Vox News në lidhje me situatën e nderë mes Iranit dhe Izraelit.
