Arrestimi në Athinë, Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro

12 September 2026, 21:32Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Arrestimi në Athinë, Lulzim Cakës iu gjetën në

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin Lulzim Cakës në Athinë.

Pas arrestimit për trafik droge, në banesë atij i janë gjetur dy milionë euro, drogë dhe bizhuteri.

Caka, i njohur si “Lul Caka”, është një prej emrave më të njohur të kronikës së zezë shqiptare të viteve ’90.

Veprimtaria e tij kriminale lidhet kryesisht me zonën Berat-Fier-Lushnjë, në një periudhë kur vendi ishte përfshirë nga kaosi dhe dhuna pas vitit 1997. Caka u dënua për vrasjen e Pëllumb Eminit, ngjarje e ndodhur më 21 korrik 1997 në Lushnjë.

Një tjetër çështje për të cilën Caka u dënua lidhet me sulmin ndaj dy drejtuesve të policisë, Gani Malushi dhe Ilir Ngresi.

Sipas vendimeve të raportuara nga gjykatat, ai u shpall fajtor për tentativën e vrasjes së tyre dhe për armëmbajtje pa leje, duke marrë në total një dënim prej 25 vitesh burgim.

Ngjarja ndodhi në mars 1998, kur Caka akuzohej se i bëri rezistencë të armatosur forcave të policisë. Për këto episode, ai ka mohuar autorësinë, por dënimi ndaj tij u la në fuqi nga Apeli.


Video