Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, reagon Bardhi: Rama ta shkarkojë me urgjencë

23 March 2024, 18:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, reagon Bardhi: Rama ta
Gazment Bardhi

Pas arrestimit me urdhër të SPAK të kryebashkiakut në detyrë të Himarës Jorgo Goro, kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”, Bardhi duke e cilësuar si një lajm të mirë arrestimin e Goros, tha se kryeministri duhet të urdhërojë shkarkimin e tij të menjëhershëm nga detyra e kryebashkiakut.

“Arrestimi i Jorgo Gorës është një lajm i mirë, që duhet të shoqërohet me arrestime edhe të bashkëpunëtorëve të Edi Ramës, që në shkelje të ligjit kanë përfituar prej tij statusin e investitorëve strategjik. KM duhet me urgjencë të urdhëroj shkarkimin e tij nga detyra”– shkruan Bardhi.

Kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro u arrestua sot me urdhër të SPAK nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.


Video