Pas arrestimit të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku në Durrës, operacioni i koduar “The Wanted” po vijon me në kryeqytet.
Menjëherë pas prangosjes së tyre në zonën e Plepave në Durrës, forcat e policisë kanë zbarkuar në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë.
Efektivët e policisë kanë ushtruar kontroll blic në banesën e Uljan Shpatarakut.
Hetuesit po këqyrin ambientet e banesës me qëllim sekuestrimin e pajisjeve elektronike, dokumenteve apo sendeve të tjera me vlerë hetimore.
Këto veprime procedurale konsiderohen me rëndësi nga SPAK-u për të zbardhur rolin e Shpatarakut dhe lidhjet e tij me Ergys Agasin në kuadër të dosjes së hetimeve për AKSHI-n.
Policia pritet të dalë me detaje zyrtare për ecurinë e operacionit.