Shpesh herë SPAK-u është akuzuar se lëshon urdhër-arrest me burg pa patur asnjë provë dhe për këtë gjë është kundërshtuar nga ekspertët, të cilët shprehen se nuk po vepron si duhet.
I të njëjtit mendim është edhe ish-prokurori Shkëlqim Hajdari, i cili iu ka bërë thirrje prokurorëve dhe gjyqtarëve që të reflektojnë në lidhje me vendosje e masës së sigurisë arrest me burg.
Ai tha se kjo masë vendoset vetëm për krimet e rënda dhe se vendet demokratike nuk e kanë thelbësore.
“Me gjithë se kanë kaluar shumë vite në demokraci, ne masën e sigurisë “arrest me burg” akoma nuk e përdorim ashtu siç e ka parashikuar ligjvënësi për t’u përdor. “Arrest me burg” është një masë përjashtimore, vendosët në kushte specifike dhe nuk barazohet me fajësinë apo pafajësinë e një individi nën hetim. Nuk do të thotë që nëse ke arrestuar një person është fajtor. Nëse e arreston dhe nuk i ke provat e forta, atëherë bie në subjektivizëm dhe je i detyruar ta çosh në gjykatë. Kjo është e vërteta që ndodh. Dhe unë vazhdoj të besoj që prokurorët dhe gjyqtarët e Republikës së Shqipërisë, më në fund duhet të reflektojnë në vendosjen e kësaj mase sigurie thellësisht. Sepse në vepra penale të lehta, nuk ka pse të vendoset masa e sigurisë arrest me burg. Kjo masë vendoset për krime të rënda, për individë të cilët me veprimtarinë që kanë kryer mund të arratisen, mund të prishin provat, mund të bëjnë sërish krim të rëndë, etj.
Vendet demokratike masën e arrestit nuk e kanë thelbësore, por kanë grumbullimin e provave në mënyre të ligjshme dhe mbi bazën e provave të ligjshme deklarimin fajtor. Pra, mund të jesh hetuar në gjendje të lirë dhe kur shkon në gjykatë dënohesh 20 vjet burg dhe shkon në burg. Kjo në Shqipëri nuk po ndodh.
Në qoftë se ti mban një person në masën e arrestit me burg dhe më pas shkon në gjykatë dhe ky merr pafajësi, kjo është .... Më mirë prokurorëve të marrin masa të tjera dhe më pas ta çojnë në gjykatë.” -tha ai në Euronews Albania.