Gazetari i kronikës, Artan Hoxha ka reaguar në lidhje me situatën e fushatës elektorale në vend, teksa kemi hyrë në javën e fundit para zgjedhjeve lokale të 14 Majit.
Në një postim në rrjetet sociale, Artan Hoxha shkruan se nga fundi i javës do të dalin në terren “danoçët”, me moton “Plata o plomo” (argjendin ose plumbin), se kë duhet të zgjedhësh mes parave dhe plumbit. Më tej, ai kthen në vemendje frazën e kryeministrit Rama, KÇK (Kap ç’a t’kapësh).
Reagimi i plotë:
Mbahuni burra….
Sapo kemi hyre në javen vendimtare…
Jane 7 ditet e fundit dhe nuk ka shaka…
Kursi kembimit valutor duhet mbajtur në monitorim, per te kuptuar se cila monedhe do kete luhatjen me te madhe në kursin e kembimit…
Nga fundi javes, do te shfaqen në qarkullim dhe “danoçet”, me ate moton e tyre mbreslenese, “Plata o plomo”(argjendin ose plumbin), se ke duhet te zgjedhesh mes parave dhe plumbit…
Kjo eshte fiks java KÇK (Kap ç’a t’kapesh).
Te shfaqet si mundesi vetem nje here në çdo dy vite, kur ka zgjedhje lokale ose parlamentare…