
Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ka mbërritur në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit, ku sot do të mbahet seanca në Apel mbi ankimimin e tij për masën e sigurisë “arrest në burg”.
Seanca për Veliajn do të nis në orën 10:00.
Gjyqtari Engert Pëllumbi do të drejtojë seancën në Apelin e Posaçëm. Ai njihet si gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.
Në Apel Veliaj, kundërshton masën "arrest në burg" të caktuar nga Shkalla e Parë pas dyshimeve të ngritura nga SPAK ndaj tij për përfshirje në "korrupsion" dhe "pastrim të parave".
Bashkë me Veliajn në Apel kundërshton masën "arrest në burg" edhe biznesmeni Elman Abule, ndërsa biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi dhe Shkëlqim Tufa masën "detyrim paraqitje".