Apeli i GJKKO-së ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme (GJKKO) për dënimin me burg për ish-deputetin socialist Jurgis Çyrbja, Ahmet Masha dhe Altin Hajri.
Ish-deputeti u dënua nga GJKKO me 3 vite burg, dënim që u reduktua në 2 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar, për korrupsion në zgjedhje, përkrahje të eksponentëve të krimit dhe nxjerrjes së sekretit shtetëror, dënim të cilin e ka shlyer.
GJKKO vendosi gjithashtu dënimin e Altin Hajrit, një personazh i dyshuar për krim të organizuar me 3 vjet burg, ndërsa për të pandehurin tjetër, Ahmet Masha u caktua një dënim prej 2.6 vitesh burg. Në Apel Jurgis Cyrbja kishte kërkuar prishje të vendimit dhe rikthim për gjykim.
Altin Hajri kishte kërkuar pafajësi ose ricilësim të veprës penale nga korrupsion në ndikim të paligjshëm ndërsa Ahmet Masha pafajësinë.