AMP denoncoi skandalin me sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës kthen mbrapsht dosjen: Materialet nuk ishin të plota

22 September 2023, 11:05Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AMP denoncoi skandalin me sistemin TIMS, Prokuroria e Tiranës kthen
Foto ilustruese

Materialet e dorëzuara nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore në Prokurorinë e Tiranës për situatën në sistemin e Drejtorisë Teknologjike të Informacionit (TIMS) duket se nuk kanë qenë të plota.

Për këtë arsye, organi i akuzës e ka deleguar fashikullin për të cilin po hetohet në AMP, ku po kryhen veprimet shtesë.

Ende nuk ka detaje lidhur me përgjegjësit e mundshëm të evidentuar deri në këtë fazë të hetimit, apo mangësitë që kanë gjetur në materialet e kallëzuara nga AMP.

Kallëzimi i AMP erdhi pak ditë pas denoncimit të skandalit që nxori në një reagim edhe ambasadën e SHBA e cila ngriti shqetësimin për rrjedhjen e të dhënave.

I ngarkuari me punë i ambasadës amerikane në Tiranë, Martin McDowell në një takim me ministrin e Brendshëm Taulant Balla shprehu shqetësimin e SHBA lidhur me shkeljen në sistemin TIMS në Policinë e Shtetit, duke kërkuar hetim të shpejtë dhe të plotë si dhe duke ofruar mbështjetjen amerikane sa iu përket hetimeve.


Video