Alternime vranësirash dhe kthjellime, si do jetë moti sot

18 November 2024, 07:39Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Alternime vranësirash dhe kthjellime, si do jetë moti sot

Kjo javë do të nisë me mot të alternuar mes vranësirave dhe kthjellimeve.

Temperaturat këtë mëngjes kanë rënë në veri, nën vlerat 0. Dibra shënoi temperaturën më të ulët me -4 gradë Celsius.

Ndërkohë që gjatë ditës temperaturat pritet të arrijnë vlerat maksimale deri në 20 gradë Celsius.

Era do të fryjë me shpejtësi deri në 9m/sek, duke shkaktuar dallgëzim në dete të forcës 2ballë.


Video