I penduari i SPAK, Artan Tafani në dëshminë e tij në Gjykatën e Posaçme, në kuadër të procesit gjyqësor ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Gjatë seancës, Tafani deklaroi se grupi i kishte vendosur një gjobë prej 1 milion eurosh një biznesmeni nga Lushnja.
Sipas dëshmisë së tij, biznesmeni kishte konflikte me persona të njohur në zonë, mes tyre edhe Land Shyti, i njohur me nofkën “Mustaqe Kuqi”.
Tafani tregoi se biznesmeni kishte kërkuar ndihmë te grupi i Haxhiut për shkak të këtyre problemeve, por më pas situata kishte marrë tjetër rrjedhë.
“Ne i kërkuam 1 milion euro. Ai erdhi vetë për ndihmë dhe më pas Laerti i vendosi gjobën”, deklaroi Tafani para trupit gjykues.
Sipas tij, grupi kishte marrë fillimisht 120 milionë lekë dhe në total rreth 360 mijë euro nga biznesmeni.
VoxNews ka mësuar se biznesmeni i përmendur në dëshmi dyshohet të jetë Anea Llazi, një nga pronarët e kompanisë së ndërtimit “LLAZO”, me bazë në fshatin Bishqethem të Lushnjës.
Kompania zotërohet nga vëllezërit Anea dhe Aldi Llazi, të cilët kanë secili nga 50% të aksioneve.
Emri i kompanisë “LLAZO” është përmendur shpesh në lidhje me tendera publikë dhe procedura të dyshimta.

Sipas të dhënave të raportuara ndër vite, kompania ka përfituar miliona euro nga fondet publike përmes kontratave shtetërore.
Kujtojmë se Laert Haxhiu po gjykohet i vetëm në këtë process pasi u arrestua ndër të fundit të grupit të tij që akuzohen për 14 krime të rënda.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016