Flamingot përçajnë kupolën e Partisë Demokratike
5 November, 12:54Fokus

Siç ishte paralajmëruar, aktivistja suedeze me famë ndërkombëtare, Greta Thunberg, është shfaqur duke protestuar pasditen e kësaj të mërkurë në sheshin “Skënderbej”, për të ngritur “zërin” për vuajtjet e popullit palestinez, të shkaktuara nga Izraeli.
Protesta nisi në orën 18:00 dhe po zhvillohet nën moton “Ndaloni urinë, lejoni ushqimin dhe jetën”. Ndonëse numri i të pranishmëve në këtë protestë nuk duket aq i lartë, pjesëmmarësit thërrasin fort për respektim të kauzës së tyre dhe ndalimin e luftës në Gaza.
Në disa momente, aktivistja Thunberg duket teksa bën thiirje në shqip: Liri për Palestinën.