
Një qytetar nga Vlora, Pëllumb Pashaj, ka denoncuar në redaksinë e VoxNews veprimet kontradiktore të Policisë Bashkiake. Ai thotë se ka një dyqan çelësash në një rrugicë që të çon te Bulevardi "Ismail Qemali".
Ndërkohë, prej disa ditësh vijon edhe aksioni për lirimin e hapësirave publike. "Unë as kisha zënë trotuarin, asnjë vazo lule, por kisha vendosur një tabele 'kopje çelësash', që ishte e lëvizshme. Erdhën këta të Policisë Bashkiake, me një drejtor të ri, Erion Vangjeli, dhe me arrogancë ma hoqën. Më thanë fute brenda në dyqan" trëgon qytetari.
Në një video që e ka sjellë në redaksinë e VoxNews, Pëllumbi thotë se veprimet e Policisë Bashkiake janë të njëanshme dhe jo të njëtrajtshme. "Këtu ka qenë kjo reklama. Këtu më pas janë vazo dhe tavolina që s'janë prekur. Këta disa i heqin e disa jo. Mund të ketë prapavijë, disa të nënës dhe disa të njerkës" tregon qytetari.