GJKKO e dënoi me 4 vite burg, Apeli i Posaçëm rrëzon vendimin për Alqi Bllakon. Dosja kthehet për rigjykim

23 July 2025, 16:25Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
GJKKO e dënoi me 4 vite burg, Apeli i Posaçëm rrëzon
Alqi Bllako

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka vendosur të prishë vendimin e mëparshëm për çështjen ndaj ish-deputetit Alqi Bllako dhe të rikthejë dosjen për gjykim në një trupë tjetër brenda të njëjtës gjykatë.

GJKKO e kishte dënuar Bllakon me 4 vite burg, dënim i cili u ul nga gjykimi i shkurtuar në 2.8 vite.

Trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtaret Saida Dollani (kryesuese), Miliana Muça dhe Tereza Merkaj, shqyrtoi ankimimin e paraqitur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, si dhe ankimimin e vetë të pandehurit, lidhur me vendimin nr. 22, datë 11.03.2025, të dhënë nga Shkalla e Parë e GJKKO.

Në përfundim, Apeli vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë, duke urdhëruar dërgimin e akteve për rigjykim në një kolegj tjetër të së njëjtës gjykatë.


Video