
Policia e Vlorës ka arrestuar mesditën e së shtunë një person, ka shpallur në kërkim një tjetër dhe dhe proceduar penalisht dy të tjerë me akuzën e organizimit të lojërave të fatit.
I arrestuari është 30 vjeç me inicialet O.H., ndërsa pronari i lokalit Xh.LL, ku u gjetën 7 njësi kompjuterike, 2 USB, 1 printer dhe 1 aparat celular, të cilat shërbenin për ushtrimin e lojërave të fatit, është shpallur në kërkim.
J.D., 55 vjeç u procedua penalisht dhe G.Ç, 32 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një aparat celular, që e përdornin për të vendosur baste sportive.
Aksioni në Vlorë pasoi një operacion të nisur të premten nga uniformat blu në këtë qytet ku u kontrolluan dhjetra banesa në një aksion kundër lëndëve narkotike.