Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Një aksident i frikshëm u regjistrua pasditen e sotme në Tiranë, kur drejtuesi i një "Toyota Rav4" humbi kontrollin mbi mjetin e tij dhe u përmbys në mes të autostradës. Ngjarja ndodhi në Unazën e Madhe të kryeqytetit, pranë zonës së Kodrës së Diellit.
Fatmirësisht, drejtuesi i mjetit duket se ka shpëtuar pa lëndime serioze. Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme të publikuara nga JOQ, një i ri shihet teksa thyen xhamin e parmë të automjetit dhe nxjerr prej andej drejtuesin.
Aksidenti shkaktoi për disa minuta kaos në autostradë me radhë të gjata kilometrike.