Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me aksidentimin e polices Anisa Kostani. Ngjarja ndodhi në zonën e Kopshtit Botanik në Tiranë.
Mediat shkruajnë se Kostani, e cila ishte pasagjere në mjetin që u përfshi në aksident, pësoi lëndime në trup, ndërsa ndodhet në spitalin e Traumës ku po merr mjekim të specializuar.
Mësohet se 27-vjeçarja ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe është e vetëdijshme, por ka fraktura në trup. Po ashtu raportohet se policja ka nevojë për gjak.

Kujtojmë se drejtuesi i mjetit ku udhëtonte Kostani, River Durra, u ndalua nga policia, pasi rezultoi se lëvizte pa leje drejtimi.