Aksidenti me vdekje në Vlorë, burri tenton “t’ia hedh fajin” gruas, por zbulohet!

13 June 2023, 09:40Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksidenti me vdekje në Vlorë, burri tenton “t’ia hedh

Një aksident me pasojë vdekjen u regjistrua dje në Vlorë, mirëpo nga hetimet rezultoi se autore nuk ishte gruaja K. Gj., 44 vjeçe, por bashkëshorti i saj.

Policia bën me dije se pas verifikimeve të kryera, rezultoi se në momentin e aksidentit, makina tip “Ford” drejtohej nga bashkëshorti M. Gj. dhe jo gruaja e tij, siç deklaruan në fillim, si pasojë e përplasjes, gjeti vdekjen Rr. V., 73 vjeç.

Njoftimi i policisë:

 “Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë, në vijim të veprimeve hetimore për zbardhjen e rrethanave të aksidentit me pasojë vdekjen, të ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 53 vjeç, banues në Vlorë.

Nga këqyrja e pamjeve filmike ka rezultuar se në kohën që është aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasi Rr. V., 73 vjeç,  automjeti tip “Ford” drejtohej nga shtetasi M. Gj. dhe jo nga bashkëshortja e tij, siç ata deklaruan fillimisht”, thuhet në njoftimin e policisë.


Video