Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete!

26 July 2026, 11:41Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident zinxhir në aksin Fier-Levan, përplasen tre automjete!
“Çezma e Levanit”

Një aksident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në aksin e vjetër Fier–Levan, në vendin e quajtur “Çezma e Levanit”, ku tre automjete janë përfshirë në një përplasje zinxhir.

Aksidenti ka shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar.

Menjëherë pas ngjarjes në vendin e aksidentit kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e përplasjes.

Ndërkohë, efektivët e policisë po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor, pasi gjatë fundjavës ka një fluks të lartë automjetesh.



Video