Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, ndërron jetë 16-vjeçari

25 December 2025, 20:23Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident tragjik në Levan-Tepelenë, ndërron jetë
Pamje nga vendngjarja

Një i ri ka humbur jetën në një aksident mbrëmjen e kësaj të enjte.

Ngjarja ka ndodhur në autostradën Levan-Tepelenë në vendin  e quajtur “Kthesa e Cakranit”.

Dy automjete tip “Benz” dhe “Peugeot” janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje një 16-vjeçar i identifikuar me inicialet O. M.

“Rreth orës 19:00, në aksin rrugor “Levan-Tepelenë”, në fshatin Cakran, automjeti me drejtues shtetasin S. B., 30 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin e mitur  O. M, rreth 16 vjeç.

Si pasojë e përplasjes shtetasi O. M, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit”, njofton policia.

 

 


Video