Aksident tragjik në anijen panameze në portin e Durrësit, vdes marinari 24-vjeçar

7 December 2025, 18:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident tragjik në anijen panameze në portin e Durrësit, vdes

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur në bordin e anijes “Kybele”, e cila lundron nën flamurin e Panamasë dhe ndodhet në portin e Durrësit me një ngarkesë gruri.

Paraprakisht mësohet se Avaz Yafarov, 24 vjeç, pjesë e ekuipazhit të anijes, ka humbur jetën pasi dyshohet se ka rënë në kontakt me energjinë elektrike gjatë kryerjes së detyrës.

Ambulanca mbërriti shpejt në vendngjarje, por pavarësisht përpjekjeve, i riu nuk mundi të shpëtohej. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.


Video