Aksident në Fushë Krujë, plagoset një person!

3 August 2026, 11:49Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident në Fushë Krujë, plagoset një person!

Një aksident rrugor është regjistruar pranë nënkalimit të Fushë Krujës, ku një person ka mbetur i plagosur.

Sipas informacioneve paraprake, automjeti është përplasur me trafikndarësen, ndërsa për nxjerrjen e të dëmtuarit nga mjeti kanë ndërhyrë forcat zjarrfikëse të Krujës, të cilat kanë përdorur pajisje prerëse.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit, ku po merr trajtim mjekësor.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur punën për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.


Video