AKSIDENT në Fier/ Makina përplaset me motoçikletën, një i plagosur!

29 August 2025, 15:44Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
AKSIDENT në Fier/ Makina përplaset me motoçikletën,
Fier

Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën lindore të qytetit të Fierit.

Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime në trup.

Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun.


Video