Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një aksident rrugor ka ndodhur në aksin Elbasan-Peqin, me pasojë plagosjen e tre efektivëve të policisë.
Sipas informacioneve paraprake, automjeti me drejtues shtetasin A. S., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin B. M. (oficer policie).
Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar shtetasi B. M., dhe 2 pasagjerë që udhëtonin me të (tre oficerë policie), dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon veprimet për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.