Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin

30 May 2025, 09:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident në Divjakë, 18-vjeçari përplas për vdekje
Pamje nga vendngjarja

Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në aksin rrugor nacional “Pushimi Shoferit-Divjakë”.

Një Benz me targa AB 270 PC i drejtuar nga 18-vjeçari me inicialet K.XH, ka përplasur një kalimtar të moshuar në zonë, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Viktima është identifikuar si Ruhi Kurteshi, 92-vjeç.

Policia ka ndaluar drejtuesin e automjetit dhe po kryen veprimet hetimore.


Video