Aksident i RËNDË në Fier, humb JETËN këmbësori!

22 September 2024, 13:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i RËNDË në Fier, humb JETËN këmbësori!
Ambulanca

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në unazën e qytetit të Fierit.

Një këmbësor është goditur nga një automjet dhe si pësojë e përplasjes së fortë ka marrë dëmtime të rënda në kokë.

Si pasojë e goditjes, këmbësori ka ndërruar jetë, megjithëse është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal për ndihmë mjekësore.

Aksident i RËNDË në Fier, humb JETËN këmbësori!

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit në fjalë.

Mësohet se këmbësori po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën kur është goditur nga automjeti.


Video