Aksident i RËNDË në Durrës/ Makina përplaset me karburantin, 2 persona në gjendje kritike!

14 March 2024, 21:22Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i RËNDË në Durrës/ Makina përplaset me

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Durrës, në afërsi të Urës së Dajlanit.

Një makinë me shpejtësi mësohet se është përplasur me një karburant.

Katër persona janë nisur drejt spitalit për mjekim, ndërsa 2 janë në gjendje të rëndë.

Një prej personave është akoma në automjet. Shofer i makinës ka qenë një 23-vjeçar, ndërsa pasagjerë ishin edhe 2 djem e një vajzë.


Video