Aksident i rëndë në Vlorë, kamionçina godet barrierat dhe përfundon anës detit, drejtuesi në gjendje të rëndë (EMRI)

2 February 2026, 11:48Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Vlorë, kamionçina godet barrierat

Një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, para pak çastesh.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë ose një defekti në sistemin e frenimit.

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit, Perparim Kapaj, 62 vjeç, është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës, të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.


Video