Aksident i rëndë në Thumanë, shpëtojnë mrekullisht dy shqiptarët e Kosovës

13 October 2023, 07:50Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Thumanë, shpëtojnë mrekullisht
Pamje nga aksidenti

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.


Video