Aksident i rëndë në Lushnje, plagoset rëndë 30-vjeçari (EMRI)

26 December 2025, 11:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në Lushnje, plagoset rëndë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të premte në unazën e qytetit të Lushnjës. Një motoçikletë është përplasur me një mjet i cili po dilte nga një biznes.

Përplasja tepër e fortë dhe Marjus Doksani rreth të 30- tave, është transportuar me urgjencë në gjendje kritike për jetën.

Policia e qarkullimit rrugor dhe patrullat e policisë në vendngjarje.

Unaza e qytetit të Lushnjes është bërë shpesh burim aksidentesh të tilla pasi ka shumë biznese përgjatë saj.


Video