Aksident i rëndë në Korçë/ Makina bie në lumë, vdes drejtuesi (FOTO)

11 December 2022, 21:24Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Korçë/ Makina bie në
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Polenë të Korçës.

Një shofer ka humbur drejtimin e mjetit të tij dhe ka rënë nga ura në lumin Dunavec. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i mjetit. Ende nuk dihet identiteti i viktimës.

Në të njëjtin vend janë regjistruar dhe shumë aksidentet të tjera me vdekje më parë, teksa rruga nuk ka as sinjalistikë dhe as ndriçim.

Ambulanca, policia dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punohet për nxjerrjen e mjetit nga uji.



Video