Aksident i rëndë në Fushë-Krujë / Makina përplas babë e bir, vdes fëmija 4-vjeç

6 January 2024, 20:08Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Aksident i rëndë në Fushë-Krujë / Makina përplas
Foto ilustruese

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në afërsi të fshatit Tapizë në aksin Fushë-Krujë Tiranë.

Makina tip “Benz” ka përplasur babain dhe djalin 4-vjeçar, duke i shkaktuar vdekjen fëmijës së mitur.

“Më datë 06.01.2024, në rrugën Fushë Krujë-Tiranë, në fshatin Tapizë, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin E. B., ka aksidentuar shtetasin V. B., dhe fëmijën e tij të mitur 4 vjeç. Si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti, 4-vjeçari ka ndërruar jetë në spital”, bën me dije policia.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Video