Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, tre persona transportohen me urgjencë në spital

6 June 2026, 21:56Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Aksident i rëndë në aksin Fier-Levan, tre persona transportohen

Një aksident  ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Fier-Levan, në vendin e quajtur “ Kthesa e Liqenit”.

Dy automjete tip “ Fiat” dhe “Audi” janë përplasur kokë më kokë me njëra- tjetrën dhe si pasojë e goditjes së fortë kanë mbetur të lënduar tre persona, një prej drejtuesve dhe dy pasagjerë të cilët janë transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti, i cili ka bllokuar trafikun për minuta të tëra në këtë aks. 


Video