Akademiku Rexhep Qosja feston sot 87-vjetorin e lindjes

25 June 2023, 09:42Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Akademiku Rexhep Qosja feston sot 87-vjetorin e lindjes
Rexhep Qosja

Akademiku i shquar shqiptar, Rexhep Qosja feston sot 87-vjetorin e lindjes.

Qosja u lind më 25 qershor të vitit 1936 në Vuthaj të Malit të Zi. Ai është historian letërsie, kritik letrar, shkrimtar dhe publicist i shquar.

Rexhep Qosja është autor i mbi tridhjetë librave me studime për letërsinë dhe kritikë letrare, prozë artistike, tregime, romane dhe drama, publicistikë e shkrime polemike.

Nër ata që i kanë uruar publikisht ditëlindjen këtë mëngjes, është presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

“Shumë urime në datë-lindjen për Akademikun Rexhep Qosja!

Profesor Qosja është një pasuri kombëtare e mendimit të cilin e ka shprehur me shqipen plot elegancë, në krijimtarinë e tij shkencore, historike, letrare, artistike dhe publicistike.

Jetë të gjatë e të lumtur Profesor”, shkruan Begaj.


Video