“Air Albania” ka reaguar pas disa lajmeve në media se llogaritë e kompanisësë fluturimeve janë sekuestruar.
Sipas “Air Albania”, lajmet janë të pavërteta, pasi asnjë llogari e kompanisë nuk është sekuestruar dhe çdo pohim ndryshe është një ekzagjerim i rremë i një procedure private të kompanisë me palë të treta përmbaruese.
Reagimi i plotë:
Duke marrë shkas nga interesimet mediatike rreth aktivitetit tregtar të Air Albania qartëson opinionin publik se asnjë llogari e kompanisë nuk është sekuestruar dhe çdo pohim ndryshe është një ekzagjerim i rremë i një procedure private të kompanisë me palë të treta përmbaruese.
Kjo lloj procedure shfaqet rregullisht në sektorin tregtar dhe nuk ka ndonjë ndikim të drejtpërdrejtë në punën tonë të përditshme.
Air Albania mbetet e përkushtuar për të ofruar një përvojë të shkëlqyer udhëtimi me oferta të dedikuara dhe me komoditet të plotë për pasagjerët.