27-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përfundon jashtë rruge

31 December 2022, 09:35Aktualitet SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
27-vjeçari humb kontrollin e makinës dhe përfundon jashtë
FOTO ILUSTRUESE

Pogradec | Rreth orës 07:15, në hyrje të fshatit Tushemisht, shtetasi K. L., 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka marrë dëmtime vetë drejtuesi K. L., i cili u transportua në spitalin e Pogradecit dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.


Video